33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Zbardhja e vrasjeve politike, goditje për PDK-në

Ndonëse së fundi zbardhja e vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës ka filluar të bëhet temë diskutimi edhe në nivel të institucioneve të Kosovës, pritjet për fillimin e zbardhjes së këtyre vrasjeve janë të pakta. Madje ka një disponim fare pak optimistë që këto vrasje të zbardhen nga Prokuroria vendore, derisa edhe Gjykata Speciale që pritet të veprojë së shpejti e ka të përshkruar me ligj kryesisht ndjekjen e krimeve kundër viktimave që janë pjesë e minoriteteve të ndryshme në Kosovë, por jo edhe të shumicës shqiptare. Edhe për një kohë të gjatë Kosova do të mundë ta jeton kështu me një politikë të kriminalizuar, e cila përtej të gjitha interesave ka kapur edhe sistemin e drejtësisë. “Edhe shumë vite duhet pritur që drejtësia vendore të fillojë zbardhjen e vrasjeve politike. Tash për tash nuk ka asnjë gjasë që drejtësia jonë ta bëjë zbardhjen e ndonjë vrasje politike. Ne ende duhet të presim që të shohim se a do ta bëjë Gjykata Speciale veprimin e duhur, sepse fare lehtë mund të ndodhë që edhe ajo do të jetë një instrument për nevoja të politikës ndërkombëtare”, tha deputeti Adem Salihaj, shkruan gazeta Kosova Sot.

Drejtësia e kapur

Naim Miftari, njohës i mirë i fushës së sigurisë në vend, thotë se Gjykata Speciale nuk do të merret shumë me vrasjet politike të pasluftës. “Ajo do të merret kryesisht me akuzat për vrasjet e minoritarëve serbë, romë, ashkali e të tjerët, dhe nuk pres fare nga Gjykata Speciale që do të zbardhen këto rastet e vrasjeve të pas luftës me karakter politik në mes të shqiptarëve, mirëpo nuk pres që zbardhja do të ndodhë edhe nga kjo Qeveri, respektivisht nga këta njerëz që janë sot në pushtet, sidomos nuk pres se do të bëhet nga ata që janë në drejtësi, sepse ata nuk kanë guxim ta bëjnë këtë”, tha ai.”Tash edhe nga një anë ka kaluar edhe një kohë e gjatë, 15-16 vjet, kështu që një pjesë dërmuese e dëshmitarëve janë të vdekur, zhdukur, e ndërkohë janë zhdukur edhe shumica e vrasësve, ata janë vrarë në mënyra nga më të ndryshmet dhe gjurmët për mundësi të zbardhjes janë shumë të pakta. Pra, unë besoj fare pak, për të mos thënë aspak, në këtë drejtësi që kemi tani, por më shumë besoj në vetë kohën që gradualisht do të zbardhë një pjesë të këtyre vrasjeve, por jo tani dhe jo nga ky gjyqësor dhe kjo prokurori që i kemi tani”, tha Miftari për “Kosova Sot”. Sipas tij, vetë fakti se kush i ka zgjedhur këta gjykatës dhe prokurorë të jep të kuptosh që edhe zbardhja e krimeve të rënda që lidhen me këtë politikë nuk mund të bëhet prej tyre..

Më Shumë

Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00

Hysen Durmishi, zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar për një masë kufizuese që hyn në fuqi nga nesër, më...

Sot në Rahovec nis vendosja e shenjave horizontale në dy rrugë kryesore

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se sot, më 22 korrik, duke filluar nga ora 20:00, do të nisë vendosja e shenjave horizontale në dy...

Lajmet e Fundit