12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Zbulohet lapidari i 22 dëshmorëve në Randobravë

Në fshatin Randobravë të Prizrenit, u zbulua lapidari i 22 dëshmorëve.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, tha se zbulimi i lapidarit të dëshmorëve, duhet të jetë udhërrëfim për brezat e ardhshëm.

“ Duhet të përkujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme”, tha Muja.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, tha se dëshmorët e rënë nën emblemën e UÇK-së, duhet gjithmonë t’i përkujtojmë me nderimet më të larta për sakrificën e tyre sublime që Kosova të jetë e lirë.

“ Lapidari që po e përurojmë sot, ka një porosi për brezat e rinj se sa e vështirë ka qenë rruga drejt lirisë”, tha Hasani.
Në emër të fshatit dhe shkollës, ka folur drejtori i këtij institucioni arsimor, Hazër Shala.

Ai tha se “sot është një ditë e veçantë, pasi që në oborrin shkollës që e bart emrin e atyre që nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e Kosovës, po i zbulojmë një lapidar për frymëzim të gjeneratave të reja duke i përkujtuar 22 dëshmorët e rënë që dha Randobrava për çlirimin e Kosovës”.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta në Prizrenit, në këtë ngjarje ka folur, Burim Shala, kryetar i SHIL , dhe deputetet e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj e Luljeta Veselaj – Gutaj, të cilët thanë se se e kaluara jonë e cila është përcjellë me shumë gjak, dhe duhet të na shërbejë që të jetësojmë amanetin e atyre që ranë në altarin e lirisë për një Kosovë të zhvilluar dhe prosperuese./TV Prizreni/

Më Shumë

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja...

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Lajmet e Fundit