5.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Zdravka Evtimova fituese e ‘nobelit ballkanik’

Zdravka Evtimova-Ballkanika

Nobeli ballkanik për letërsi, “Ballkanika”; një garë prej shtatë shkrimtarëve që zhvilloi punimet këtë fundjavë në Tiranë, ka kurorëzuar shkrimtaren bullgare Zdravka Eftimova, që fitoi çmimin “Pernik Stories” me novelën “Pernishki Razkazi”.

Eftimova triumfoi në garë me Ylljet Aliçkajn nga Shqipëria, Dimitrios Stefanakis nga Greqia, Mitko Madzunkov nga Maqedonia, Mirela Roznoveanou nga Rumania, Dragan Velikiç nga Serbia dhe Hakan Gunday nga Turqia.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u çel nga ministrja Mirela Kumbaro, e cila theksoi angazhimin e Ministrisë së Kulturës në nxitjen e përkthimit për njohjen e autorëve më të mirë të rajonit.

Vitin tjetër çmimi “Balkanika” do të ndahet në Bullgari, ndërsa këtë vit jurinë e drejtoi amerikani Andrew Wachter, i cili tha se Eftimova fitoi në këtë epokë kur po përjetohet dhuna e romanit.

Evtimova lindi në Pernik të Bullgarisë, është autore e katër përmbledhjeve me tregime dhe katër romaneve të publikuara, ndërsa e quan veten shkrimtare treni, sepse shumicën e shkrimeve i ka realizuar në tren midis Pernikut dhe Sofies.

Më Shumë

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Shtetasi i Kosovës, Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar më 26 nëntor 2025 nga autoritetet serbe në pikë-kalimin...

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Lajmet e Fundit