8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Zeka: Lista e saktë – besoj në pafajësinë e shokëve

Gazetari Milaim Zeka në një intervistë të dhënë për Info Magazine dha shpjegimet e tij në lidhje me listën e emrave që mund të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Zeka deklaroi se burimet janë të besueshme dhe se beson në pafajësinë e të akuzuarve dhe se Specialja është dashur të votohej.

“Unë nuk kam dashtë me e dëmtu procesin që është i vlefshëm për ecjen e Kosovës përpara”.

“Faturën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e kanë paguar: SHBA-të, BE-ja dhe UÇK-ja. Besoj dhe dua të besoj që Hashim Thaçi ka kaluar sfida më të mëdha në jetë, sfida më e madhe e tij ka qenë Rambujeja, ndaj besoj se do ta kalojë edhe këtë sfidë. Unë dua të besoj në fjalët e kryekuvendarit Kadri Veseli që tha: Jetën paslufte e kam dhuratë nga Zoti,” deklaroi Zeka, njofton Klan Kosova.

“Gjithmonë në Kosovë ka teori konspiracioni, për shembull një lider i një partie politike në një nga hotelet e Kosovës më ka thënë që “punoj për Kadri Veselin”. Burimi i informacionit është ndërkombëtar dhe për mua është shumë i besueshëm.”

Gazetari Zeka tha se këta njerëz ka kohë që janë akuzuar edhe prej shqiptarëve duke përfshirë edhe veten.

“Këta njerëz, nga i pari deri tek i fundit ka kohë që kanë qenë të akuzuar prej shqiptarëve.”

“Njeriu i parë në opinionin shqiptar që është akuzuar për vrasje të pasluftës kam qenë unë, prandaj unë them që gjykatat është dashur të merren me mua.”

“Nuk ka qenë e lehtë që t’i publikoj emrat kur shumicën e tyre i kam miq, e disa edhe familjarë. Lista është e saktë; kush dënohet vendosë gjykata e jo prokuroria. Ilaz Dërguti akuzohet për një vrasje për të cilën unë jam i bindur 99 përqind, që ai nuk ka lidhje.”

Më Shumë

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Bashkimi dhe Peja 03 ndeshen sot në finalen e tretë për titull kampioni

Sot zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale për titull kampioni në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku përballen Bashkimi dhe Peja...

Lajmet e Fundit