Musliu: Lushtaku s’ka ndikuar në qëndrimin tim kundër Speciales

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në Info Magazine, Klan Kosova, deklaroi se vendimi i tij nuk është ndikuar nga kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku që ishte edhe komandant i zonës operative të Drenicës.

“Fatmirësisht për mua e fatkeqësisht për Sami Lushtakun, kur unë kam marrë vendimin për të kundërshtuar ‘Gjykatën’ Sami Lushtaku ka qenë në burg, prandaj nuk mund të thuhet që ai ka ndikuar në qëndrimin tim. Vota ime ka qenë votë e analizuar moti, nuk ka qenë vendim i marrë në afekt. Për asnjë moment nuk kam lejuar që të bie pre e presioneve të ndryshme. Për këtë gjë ndihem komod dhe jashtëzakonisht mirë. Uroj që unë dhe kolegët e mi që kemi votuar kundër të mos kemi pasur të drejtë dhe të kenë pasur të drejtë ata që kanë votuar ‘për’.”

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit