34.7 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025

Zeka: Përdorimi i drogave shkatërron jetën

Sot në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), është diskutuar për trajtimin e përdoruesve të drogave.

Psikoterapisti Arber Zeka, ka deklaruar se kjo fushë është e re dhe si profesion nuk eksiton në shuam vende.

“Disa vende evropiane e kanë bërë ligjin e veçantë për këtë, kurse Kosova ende se ka si profesion të veçantë”, ka thënë ai.

“Psikoterapia është një profesion i veçantë. Duhesh që të kesh të kryer një Bachelor, pastaj do të zgjedh një drejtim. Edhe pse në Kosovë, nuk njihet si profesion, përkundër angazhimeve të shoqatës. Ne presim që shumë shpejt të zgjidhet ky problem dhe ky profesion të njihet edhe në Kosovë”, ka thënë ai.

Zeka ka thënë se si profesion është i shtrenjtë, pasi që ka disa qasje. “Ka sinjale pozitive se edhe në Kosovë, ky profesion dita ditës po merr trajtim të duhur, ka thënë ai.

Zeka ka vlerësuar se këtë profesion duhesh dashur me gjithë shpirt, pasi që duhet që të ruhesh edhe nga ndjenjat. ‘Brenda vetit, e kemi të obliguar që të mbrohemi. Kemi grupe brenda shoqatës sonë, Diskutojmë brenda për të mos afektohemi vet me problemet që i kanë pacientët tanë”, ka thënë ai.

Zeka ka deklaruar se punën që e bënë ai, janë ankthi, traumat, si dhe drogat.

“Unë punoj në Burgun e Dubravës, e dua këtë punë dhe ia dal”, ka thënë ai.

“Pacientët nuk marrin vendimin që të kontrollohen tek psikologu apo psikoterapisti”, ka thënë ai. Sipas tij shërimi bëhen përmes barnave, por në Kosovë ka shumë hezitim për të bërë kontrolla, dhe sipas tij nuk dihet pse ata hezitojnë.

“Nëse është problem familjar duhet që të bëhet edhe kontrollimi i anëtarëve të familjes, p,sh tek qiftet”, ka thënë ai. “Në psikoterapi janë disa senca, 6 seanca si njohje, 12 për të trajtuar dhe të përfundohet deri në 23 seanca”, ka bërë me dije ai.

Psikoterapisti Arber Zeka, ka thënë se përdorimi i drogave është mjaft kompleks, jo vetëm në aspektin e paragjykimeve.

“Problemet kryesor janë varshmëria dhe paragjykimi. Mund të zgjidhet, duhet që të kemi qasje më konstruktive ndaj atyre. Problemi i varshmërive të drogës do të angazhim, pra do një mjekim, duhet një vullnet për këta persona’, ka thënë ai.

Zeka ka thënë se familjet janë ata që mund të japin ndihmë në stopimin e përdorimit të drogave.

“Ata që kanë filluar të përdorin drogë, kanë pasur një arsyeje për të filluar që të përdorin drogë, kanë pasur probleme të ndryshme dhe mendojnë se droga do të mund të ia zgjidh, gjë që është gabim fatal”, ka theksuar ai.

Zeka ka vlerësuar se trajtimi i përdoruesve të drogës do vite për të arritur në objektivin final shërimi.

“Duhet të kemi një angazhim më të madh, Duhet një psiko edukim në shkolla dhe të mos e lëmë këtë problem anash. Edhe ata që janë të varur nga droga duhet që ti ndihmojmë dhe të shikojnë që të largohen nga varshmëria. Për këtë duhet angazhim familjar e shoqëror”, ka thënë ai.

RTKlive

Më Shumë

Suhareka inauguron parkun e ri rekreativ dhe sportiv

Në Suharekë, dje, u bë hapja solemne e parkut rekreativ dhe sportiv, një hapësirë moderne që do t’u shërbejë qytetarëve për aktivitete sportive dhe...

Zhduket një vajzë në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prizren ka raportuar se mbesa e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit