Zelensky thotë se është i gatshëm, që nga sot me rusët të fillojë shkëmbin e ushtarëve të zënë rob

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm për shkëmbim të burgosurve me Rusinë – madje thotë se një gjë të tillë mund ta fillojnë nga sot.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Zelensky tha se shkëmbimi i njerëzve është çështje humanitare dhe një vendim politik varet që varet nga mbështetja e shumë shteteve, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se disa mijëra njerëz tani janë të zënë rob, pasi Rusia ka marrë nën kontroll qytetin port në jug të vendit – Mariupolin.

“Nuk kemi nevojë për ushtarët rusë – thjesht na duhen tonët. Jemi të gatshëm për shkëmbim duke filluar nga sot”, shtoi presidenti ukrainas.

 

Zelensky i bëri thirrje aleatëve që t’i bëjnë presion Moskës – duke theksuar se “është e rëndësishme të ketë presion politike në çdo instancë – përmes bizneseve të fuqishme, mbylljes së tyre, embargos së naftës – dhe përmes këtyre kërcënimeve në mënyrë të vazhdueshme të bëhet thirrje për shkëmbim ushtarësh”.

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Lajmet e Fundit