12.1 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Zemaj: Kuvendi do të bëhet me ligj të veçantë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit për Legjislacion, Armend Zemaj, ka bërë me dije se gjatë këtij sesioni Kuvendi i Kosovës do të bëhet me ligj të veçantë. Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se ky ligj do të ndihmojë në ndarjen e rolit dhe të përgjegjësisë në aspektin administrativ dhe në aspektin politik.

“Kemi marrë nismën legjislative si nënkomision për mandate, imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, ta bëjmë me ligj Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo do të ndodhë brenda këtij sesioni pranveror, pra deri në muajin gusht besojmë se Ligji për Kuvendin do ta kalojë leximin e parë. Ligji për Kuvendin ndihmon në ndarjen e rolit dhe të përgjegjësisë sipas Kushtetues që i takon Kuvendit si organi më i lartë ligjvënës qoftë në aspektin administrativ, qoftë në aspektin politik”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka vlerësuar se Ligji për Kuvendin ka për synim fuqizimin e administratës, ndarjen e rolit dhe të përgjegjësive qoftë në anën buxhetore, teknologjisë informative, prokurimit, mbi të gjitha ndarjen e pushteteve si në aspekt me ekzekutivin, po ashtu edhe me pushtetin lokal.

“Kuvendi duhet ta ketë ligjin e vet qoftë si rregullore, qoftë si ligj organik, i cili do të jetë në funksion të shërbimit më të mirë të Kuvendit”, ka theksuar Zemaj, duke shtuar se Kuvendi nuk është vonuar në këtë drejtim.

“Dallimi është se ne tash synojmë ta kemi një ligj të përhershëm, i cili, në çfarëdo faze, nuk lë vakum institucional qoftë në zgjedhjen, qoftë në funksionimin e vazhdueshëm të institucionit të Kuvendit. Ndërsa Rregullorja e Punës së Kuvendit do të merret konkretisht me çështjet që kanë të bëjnë me organizimin politik të Kuvendit për një mandat ashtu siç thuhet edhe me Kushtetutë”, është shprehur Zemaj.

Ai ka thënë se krahas ligjit, do të hartohet edhe Rregullorja e re e Punës së Kuvendit, për miratimin e së cilës duhet 2/3 e deputetëve. /Epoka e re/

Më Shumë

Kapet me thikë një nxënës në Prizren

Policia ka njoftuar se një nxënës në Prizren është raportuar për armëmbajtje pa leje. Tek nxënësi është gjetur një thikë. Ai është intervistuar në prani të...

Bashkimi s’ndalet as në derbi – 5 fitore radhazi për prizrenasit

Bashkimi po vazhdon marshimin e saj të pandalshëm në ProCredit Superligën e Kosovës, duke shënuar fitoren e pestë radhazi. Në derbin e zjarrtë të zhvilluar...

Lajmet e Fundit