22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Zemaj prezanton masat e reja: Reduktim i stafit nëpër institucione, kufizim i orarit për qendrat tregtare…

Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj ka konfirmuar masat e reja. Ai ka thënë se numri i lartë i infektimeve na detyron të veprojmë menjëherë, raporton Ekonomia Online.

Masat e vendosura janë:

Reduktimi i stafit në nivelin lokal dhe qendror, pezullimi i seminareve.

Institucionet që duhet të zhvillojnë punën me kapacitete të plota janë shëndetësisë dhe siguria.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare janë të liruar të paraqiten në punë. Angazhim i tyre kalon online.

Personat mbi moshën 65-vjeçare dalin jashtë vetëm prej orës 10-12. Jashtë kësaj periudhe, vetëm për nevoja shëndetësore.

Ligjëratat në Fakultet të mbahen online, kurse provimet dhe ushtrime sipas rekomandimeve.

Qendrave tregtare u ndalohet puna nga ora 21-05:00 po ashtu edhe gastronomisë përveç “take away”.

Konviktet dhe mensa do të punojmë duke respektuar masat e IKSHP-së.

Zemaj, ka thënë se nuk do të ketë kufizim të lëvizjes, por ka bërë thirrje të evitohen daljet e panevojshme

“Shpresojmë që qytetaret do të zvogëlojmë daljet e panevojshme sepse s’ka kufizim të daljes do të mbetet në ndërgjegjen e tyre.”

“Sa i përket kapaciteteve spitalore vazhdojmë në shtrirjen dhe punën për ngritjen e tyre.”

Zemaj tha se vendimet do të rishqyrtohen brenda dy javësh.

Më Shumë

Bashkëpunim ndërkufitar për fuqizimin e zanateve në Prizren

Kryetari i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci, së bashku me partnerët e projektit nga Handwerkskammer Koblenz (Gjermani), Dhoma Kombëtare Zejtare e Shqipërisë, Qendra Multifunksionale...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit