Zeqiraj drejt një projekti filmik ndërkombëtar

LenditaZeqiraj-regjisoreAta janë njerëz të guximshëm, të cilët edhe pas përjetimeve të tmerrshme ia dalin të jetojnë me to, duke ruajtur sensin e humorit dhe dëshirën për të jetuar. Të tillë janë protagonistët e rrëfimit me titull “Shpia”. I përzgjedhur nga një punëtori filmi që është mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, skenari i regjisores Lendita Zeqiraj do të shndërrohet në film artistik, shkruan ‘Koha Ditore’.

Produksioni “n’Art” që përfaqëson Zeqirajn, ka nënshkruar kontratë me produksionin norvegjez “Merkur Film”, për filmin që do të xhirohet në Kosovë.

“Sapo kemi përfunduar fazën e përgatitjes së dosjes së filmit, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e kontratës së produksionit ‘n’Art’ me një produksion norvegjez. Ndërkohë producenti Bujar Kabashi është në bisedime edhe me disa produksione të huaja që janë të interesuara për bashkëpunim në këtë projekt”, ka thënë Zeqiraj për gazetën.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit