0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Reinhard Ruckenstuhl, viziton Gjimnazin “Loyola”

Gjeneral brigade Reinhard Ruckenstuhl, zëvendëskomandant i KFOR-it në Kosovë, ka vizituar sot Gjimnazin „Loyola“ në Prizren, për t’u njohur nga afër me punën dhe aktivitetet edukative-arsimore që zhvillohen këtu.
Në një takim miqësor, ai u prit nga drejtori ekezekutiv i „Loyola – Gymnasium“, dr. Axel Bödefeld SJ, i cili e falënderoi për praninë e tij, që është në linjë të traditës së bashkëpunimit që kjo shkollë ka me paqeruajtësit ndërkombëtarë në Kosovë.

Gjeneral brigade Reinhard Ruckenstuhl u shpreh i lumtur për vizitën dhe arritjet e deritanishme të Gjimnazit „Loyola“, për të përmbushur misionin e shenjtë të edukimit dhe formësimit të gjeneratave të reja, për të qenë të gatshëm për t’u përballur me sfidat jetësore që ata i presin dhe procesin e zhvillimti të vendit.

Kjo vizitë dëshmon se, megjithë largimin nga Prizreni të KFOR-it gjerman, ata vijojnë ta ruajnë bashkëpunimin, raportet miqësore dhe përkrahjen për këtë shkollë. Tashmë „Loyola“ ka shtrirë rrjetin e vet të institucioneve edukative – arsimore, duke përfshirë Shkollën fillore „Loyola“, Gjimnazin „Loyola“, Qendrën Edukative për komunitetin RAE „Loyola – Tranzit“ dhe, që nga viti i ardhshëm akademik,edhe Shkollën e LartëProfesionale „Loyola“.

Më Shumë

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë...

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Lajmet e Fundit