1.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Zëvendësministri Kadriu viziton Postën e Kosovës, kërkohet të paguhet borxhi i Shërbimit Universal Postar

Kryetari i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, Leonard Shabanaj me anëtarin Fadil Aliu, së bashku me U.D. Kryeshefin Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe U.D. Zv. KE, Etrit Hotin, pritën në takim Zv. Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Rexhep Kadriun dhe Drejtorin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Besnik Krasniqi.

Në këtë takim me përfaqësuesit e Qeverisë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, e cila është aksionari i Postës së Kosovës, u bisedua shtruar për gjendjen e përgjithshme në ndërmarrje, posaçërisht për gjendjen e rëndë financiare të saj.

Kryetari i BPD-ve dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv ia paraqitën gjendjen zyrtarëve të lartë të MEA-së, ndërsa kërkuan që sa më parë të mbështetet Posta e Kosovës, mbase ajo ndodhet në një gjendje tejet të rëndë financiare dhe me kushte të rënda të teknologjisë dhe pjesës motorike. Ata me këmbëngulje kërkuan që t’i paguhet ndërmarrjes tonë borxhi i grumbulluar i SHUP-it nga ana e Qeverisë.

Zv. Ministri Rexhep Kadriu dhe Drejtori i NJPMNP-së mirëpritën hapat e ndërmarra nga BPD dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës për implementimin e kontratave që e zhvillojnë operativitetin e ndërmarrjes, ndërsa garantuan mbështetjen e gjithanshme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. Sa i përket borxhit të Shërbimit Universal Postar, pritet të rregullohet me një kod të veçantë dhe në mënyrë të rregullt të fillohet me pagesa, nga janari i vitit 2021.

Në fund të takimit, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv iu dhuroi zyrtarëve të MEA-së ekzemplarë të kornizuar të pullave postare.

Më Shumë

Vdes 44-vjeçari nga Prizreni, kishte rënë nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga lartësia, mëson Klan Kosova. Sipas burimeve të Klanit, burri ishte...

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

Lajmet e Fundit