4.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Zëvendësuesi i kundërligjshëm

Kujtim GashiKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, pas pezullimit të punës, ka emëruar ushtrues të detyrës të postit të tij, kryesuesin e Asamblesë Komunale, Kujtim Gashin. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndërkaq emërim e Gashit e vlerësojnë të kundërligjshëm.
Përfaqësuesi i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj thotë se emërimi i kryesuesit Kujtim Gashi, në vend të kryetarit Ramadan Muja nuk ka mbështetje ligjore.

“Ekzekutivi dhe Legjislativi janë dy pushtete të ndara, prandaj është edhe kundërligjore emërimi i Gashit në detyrën e kryetarit ”, tha Cahanaj për “PrizrenPress”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka pezulluar detyrën e tij, deri në një vendim të Gjykatës së Apelit. Ai ushtrues të detyrës ka caktuar kryesuesin e AK-së, Kujtim Gashin.

Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari mund të zëvendësohet vetëm nga nënkryetari i Komunës.

Përfaqësuesi i KDI-së Cahanaj thotë se edhe kjo çështje duhet të interperetohet nga Ministria e Pushtetit Lokal.

“MPL duhet të interpretojë edhe këtë çështje, sepse kemi të bëjmë me shkelje ligjore”, thotë Cahanaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva drejt shërbimeve më të mira: Kastrati takim me drejtorët komunalë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, zhvilloi një takim konstruktiv me drejtorët komunalë, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, përmirësimin e komunikimit...

Një i mitur dyshohet për kanosje dhe shkrepje të armës në Rahovec

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së martës në Rahovec, ku një i mitur dyshohet se ka kanosur një person dhe...

Lajmet e Fundit