Zgjatet afati për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive

Në mbledhjen e së enjtes Bordi Ekzekutiv i BQK-së mori vendimi për zgjatjen e afatit deri më 30 shtator 2020 për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive sipas udhëzuesit për ristrukturimin e kredive për shkak të Covid-19.

Afati i deritanishëm ka qenë më 31 gusht 2020.

“Udhëzuesi për Ristrukturimin e Kredive për shkak të Covid-19 u nxor nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 8 qershor 2020 me qëllim të vendosjes së kritereve mbi të cilat duhet të bazohet procesi i ristrukturimit të kredive në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga pandemia Covid-19, duke synuar që kredimarrësit në vështirësi financiare të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e parapara me kontratë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor. Udhëzuesi në fjalë aplikohet për të gjitha institucionet financiare të autorizuara për të ushtruar aktivitet të kredidhënies në Republikën e Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e BQK-së./Epoka e re/

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit