8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

“Paga minimale 130-170 euro është marre”

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka shfaqur pakënaqësi me situatën që gjendet sektori privat, sidomos tash në kohë të pandemisë.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka theksuar se janë bërë keqpërdorime të pakos emergjente për pagesat 170 euro të punëtorëve. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’u ekzekutohen pagesat të gjithë punëtorëve të sektorit privat si dhe punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik në spitale. Në të kundërtën, Azemi thekson se sektori privat do të ngritet në protesta apo edhe do ta bllokojnë totalisht punën.

“Janë bërë keqpërdorime në shpërndarjen e mjeteve. Janë bërë gabime në aplikim nga punëtorët. Ne kërkojmë që të gjithë punëtorët teknik nëpër spitale të hyjnë ne pakon e kompensimit për 300 euro sepse përndryshe do të fillojmë me protesta ose do ta bllokojmë totalisht punën”, ka thënë Azemi, raporton koha.net.

Gjithashtu, sindikata ka kërkuar nga Qeveria rritjen e menjëhershme të pagës minimale në Kosovë.

“Sindikata për një kohë të shkurtër dëshiron që paga minimale të ngritët në 350 euro sipas kalkulimeve që i kemi bërë. Nëse ekziston një qeveri është marre që paga minimale të jetë 130-170 euro. Është diskriminim dhe skllavërim”, ka shtuar kryetari i Sindikatës.

Më Shumë

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit