7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Zgjedhjet në LDK vonuan zëvendësministrat

Qeveria e Kosovës e formuar gjashtë muaj më parë nga dy partitë më të mëdha politike (LDK e PDK), vazhdon të mbetet e pakompletuar.

Deri më tani, kryeministri Isa Mustafa ka emëruar vetëm 18 zëvendësministra nga rreth 50 sa parashikon marrëveshja, ndërsa arsyeja e kësaj vonese vlerësohet se është bërë për shkak të zgjedhjeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kështu konsiderojnë përfaqësuesit e partive opozitare dhe analistët politikë, ndërsa në partitë e koalicionit këtë vonesë e konsiderojnë “të natyrshme”. Pushtetarët kanë thënë se për emërimin e zëvendësministrave tjerë janë duke koordinuar drejtuesit e koalicionit qeverisës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Zyra për Informim në Zyrën e Kryeministrit ka deklaruar se përmbyllja e emërimit të zëvendësministrave do të bëhet “në përputhje me prioritetet e koalicionit qeverisës”…/zeri/

Më Shumë

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit