(E plotësuar) Zhbogar po ashtu vlerësoi lartë rolin që po luan shoqëria civile në Prizren për të ruajtur trashëgimin e këtij qytetit historik.
Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, dhe në veçanti Kosova, në atë së si e menaxhon trashëgimin historike në Prizren dhe terë Kosovën. Kështu ka pohuar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, pas takimit që ai kishte me një grup të aktivistëve të shoqërisë civile në Prizren, ku diskutuan për mbrojtjen së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Prizrenit.
Zhbogar po ashtu vlerësoi lartë rolin që po luan shoqëria civile në Prizren për të ruajtur trashëgimin e këtij qytetit historik.
“Prizreni është një qytet që e terë Kosova duhet të krenohet me të. Të gjithë në Kosovë duhet të bëjnë gjithçka për ta ruajtur atë. Ne i ndajmë shqetësimet e shprehura nga shoqëria civile për degradimin e Qendrës Historike. Siç u tha edhe në takim nëse trashëgimia historike shkatërrohet një herë, atëherë nuk ka shans të dytë. Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm, dhe në veçanti Kosova në atë së si menaxhon trashëgimin historike në Prizren dhe terë Kosovën. Pra, ne po diskutonim mënyrat së si ne si Bashkim Evropian dhe komunitet ndërkombëtar, mund të ndihmojmë në ruajtjen e trashëgimisë historike. Sigurisht që duhet të fillojmë më zbatimit i ligjit. Ka shumë vend për përmirësim, në zbatimin e ligjeve… Në fund të fundit, unë iu bëra thirrje të gjithëve që të reflektojnë në atë, së çfarë do të thotë qendra historike për Prizrenin dhe që të bëjnë gjithçka që ta ruajnë atë ashtu siç është”, pohoi Zhbogar.
Ndërsa Hajrullah Çeku, nga Organizata “Ec më Ndryshe”, tha se në takim me shefin e BE-së Zhbogar, ata kanë paraqitur shqetësimet e tyre, lidhur me zhvillimet në Qendrën Historike të Prizrenit dhe mundësinë për ta penguar dhe ndaluar degradimin e kësaj qendre.
“Qëllimi i takimit ishte diskutimi për zhvillimet e fundit, në qendrën historike të Prizrenit, lidhur me shqetësimet që kemi si shoqëri civile dhe deshëm me shfrytëzua këtë rast me ia bart disa nga shqetësimet tona, në raport me zhvillimet në këtë qendër. Por në të njëjtën kohë, ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për zgjidhjet eventuale. Dhe në takim u diskutuan disa mundësi, alternativa se si bashkë me përkrahjen dhe të zyrës që udhëheq Zhbogar dhe faktorëve tjerë, të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për ta penguar dhe ndaluar degradimin e Qendrës Historike dhe bashkërisht për të investuar, për plane zhvillimore në këtë qendër”, tha ai.
Zhbogar i interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren
Përfaqësuesi Special i BE-së dhe pjestarë të shoqërisë civile do të diskutojnë për gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Prizren, përfshirë implementimin e legjislacionit përkatës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, dhe rolin e Bashkimit Evropian në sigurimin e mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Prizrenit
Zbatimi i mekanizmave ligjor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, e kanë vënë në lëvizje shefin e Zyrës së BE-së njëherësh përfaqësuesin Special i Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar viziton Prizrenin.
Ai sot viziton Prizrenin me çrast do të takohet me një grup aktivistësh të shoqërisë civile në Prizren (në mesin e tyre me Rrjetin RrOK, Këshillin e Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, Trashëgiminë Kulturore pa Kufij, Dokufest, Ec ma Ndryshe).
Ata do të diskutojnë për gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Prizren, përfshirë implementimin e legjislacionit përkatës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, dhe rolin e Bashkimit Evropian në sigurimin e mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Prizrenit.
Ky do të jetë një diskutim i hapur me anëtarët e shoqërisë civile, të cilët janë aktivë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore./KultPlus.com