9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Zhvarrosen 116 trupa nga një varr masiv në Meksikë

Autoritetet meksikane kanë nisur zhvarrosjen dhe ekzaminimin e 116 trupave të groposur në një varr masiv në shtetin qendror të Morelos.

BBC shkruan se varri, i ndodhur në një zonë rurale, u zbulua nëntorin e kaluar në qytetin Tetelcingo.

Prokurori i shtetit, Javier Perez Duron deklaroi se varri masiv është i thellë të paktën 10 metra.

“Trupat mund të jenë hedhur ilegalisht nga autoritetet e morgut, por hetimet për identifikimin e përgjegjësve janë në zhvillim”, shprehen prokurorët që po merren me këtë çështje.

Sipas BBC-së, hetuesit në Tetelcingo kanë nisur punimet nën një tendë të madhe të ngritur pranë vendit të ngjarjes.

Gjithashtu, aty janë mbledhur edhe shumë familjarë të personave të zhdukur, si dhe përfaqësues të Komitetit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, për të ndjekur procesin.

Morelos është ndër shtetet më të prekura nga dhuna e lidhur me drogën në Meksikë. Rreth 20 mijë persona janë zhdukur në mbarë vendin për shkak të kësaj dhune, vlerëson OKB, ndërkohë që organizata të tjera deklarojnë se shifra është shumë më e lartë.

Më Shumë

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lajmet e Fundit