19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Zidane flet për eliminimin nga Bilbao dhe formën e dobët të Hazardit

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madrid dhe tifozët duhet të jenë të durueshëm me Eden Hazard, pasi ai u mundua të ndikonte në humbjen 2-1 ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të enjten.

Dy golat e pjesës së parë nga Raul Garcia ishin të mjaftueshme për të dërguar skuadrën baske në finale, pasi goli i Karim Benzema nuk vlejti asgjë për Mbretërit.

Kjo humbje dhe paraqitja jo e mirë e lojtarëve, e në veçanti e belgut Hazard ka lënë shije të hidhur te tifozët e Los Blancos, por jo edhe te trajneri Zidane.

Zidane ka thënë se ekipi dhe Hazard u munduan të bëjnë më të mirën, por atë e arritën vetëm në pjesën e dytë dhe jo në të parën.

“Pjesa jonë e parë ishte e vështirë, ne nuk e filluam ndeshjen mirë. Është ajo që ata kishin, dy raste dhe dy gola. Ka qenë e komplikuar. Kur je 0-2 është gjithmonë e vështirë. Pastaj kemi pasur një pjesë të dytë më të mirë, krijuam raste, goditëm shtyllën, shënuam një gol”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Ne nuk e lexuam mirë pjesën e parë. Ata shtypën mirë dhe ne humbëm posedimin. Ju duhet të vazhdoni të punoni, të përpiqeni të pushoni mirë dhe të mendoni për ndeshjen tjetër. Ne u përpoqëm në pjesën e dytë”.

“Ajo që ne do të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë, nuk ka mundësi tjetër. Tani, të pushojmë mirë dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër”.

“Duhet të jesh i duruar, ajo që i duhet është të shënojë një gol. Duhet të jesh i duruar. Skuadra është përpjekur. Duhet të ktheni faqen dhe të vazhdoni të punoni. Ne nuk mund të çmendemi tani”.

“Nuk mendoj se njerëzit janë lodhur prej tij. Duhet të jesh i durueshëm me të. Ai dëshiron ta nxjerrë më të mirën. Sot nuk ishte vetëm Eden. Ne e filluam lojën keq, por ai bëri mirë në pjesën e dytë”, përfundoi trajneri i Realit.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Lajmet e Fundit