7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit ku vdiqën 4 persona nga Kosova, çka dihet deri tani

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Rruëne Kombit. Blerim Avdiaj 49-vjeç së bashku me bashkëshorten Anjezën dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë.

Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtoje më e vogla Violeta e cila është vetëm 3 vjeçe por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë dhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij kur dhe ndodhi përplasja tragjike.

Drejtuesi i kamionit po nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti mjaft të rëndë.

 

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri flet për gjendjen e tre vjeçares

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka qenë pranë ambienteve të Spitalit të Traumës për të mësuar nga afër gjendjen e 3-vjeçares Violeta Avdijaj, e cila mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit.

Ajo humbi dy prindërit, motrën dhe një të afërm të sajin.

“Ka ndodh një aksident në Rubik. Kemi 4 të vdekur, një është i lënduar, një fëmijë. Është me lëndime të rënda, është në gjendje ende jo stabile. Mjekët janë duke bërë përpjekje për trajtimin dhe ekzaminimin, ato që kanë mundësi, për ti shpëtuar jetën. Kështu, kemi 4 të vdekur. Janë nga Prishtina ose më saktë nga rrethi i Prishtinës. Shoferi i kamionit është nga komuna e Rahovecit. Është e dhimbshme! Familjarëve u shprehim ngushëllime”, tha ndër të tjera Hasani.

Sa i përket gjendjes së tre-vjeçares, ambasadori u shpreh se ka dëmtime në këmbë, stomak dhe në kokë.

Detajet e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka lëshuar detaje lidhur me aksidentin që ndodhi në Rrugën e Kombit. Si pasojë e aksidentit dyshohet se kanë vdekur katër persona, shtetas të Kosovës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Më 14.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informatë nga Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit KS-AL në PKK Vermicë, se në ‘Rrugën e Kombit’ në pjesën e Republikës së Shqipërisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës. Ne jemi në kontakt me autoritet policore të Republikës së Shqipërisë dhe për detaje tjera u njoftojmë më kohë”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaExpress/

 

 

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit