7.6 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Zjarrfikësit hezitojnë të vaksinohen

Vaksinimi masiv ka filluar edhe për zjarrfikësit, mirëpo një pjesë e tyre po hezitojnë të marrin vaksinën kundër virusit Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se 20 pjesëtarë kanë qenë pozitiv të prekur me Covid-19, ndërsa si pasojë e këtij virusi vetëm një zjarrfikës ka vdekur.

“Para vaksinimit kanë qenë 20 pjesëtarë të shërbimit tonë kanë qenë pozitiv të prekur me Covid-19 dhe disa e kanë pasur gjendjen pak më të rënduar. Dhe paoshtu kemi pasur edhe një rast të vdekjes prej covidit. Ndërsa aktualisht nuk kemi asnjë zjarrfikës i cili është i prekur me covid19. Vaksinimi ka filluar. Ka ndonjë prej tyre por që është shumë i rrallë që ka pak hezitim vaksinimit, më shumë  e ka problem marrjen e vaksinës sesa llojin për çka është tu e marrë. Dhe kanë hezitim edhe për marrjen e vaksinës por nuk është numër i madh”, tha Gashi.

Sipas tij, aktualisht buxheti nuk është shumë i qartë, sepse nuk kanë asnjë informatë që komuna ka ndarë buxhetin për vitin 2021.

“Aktualisht statusi jonë nuk është shumë i qartë. Problem te buxheti është pak më jo i qartë. Ne kemi punëtorë të ministrisë së Brendshme me ligj në bashkëpunim me komunën. Pagat i marrim nga komuna. Nuk kemi asnjë informatë që komuna ka ndarë buxhet por është e rëndësishme që kur kemi kërkesa i drejtohemi komunës dhe ajo na mbështet. Së fundmi janë marrë rroba për ujëra, janë blerë shtretër për pushim, na kanë furnizuar edhe me barrela për shpëtim”, tha ai.

Njëri nga zjarrfikësit, Shaban Krmemi tha se vështirësitë në këtë punë janë shumë të mëdha duke shtuar se ka mungesë të punëtorëve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarreve fushore.

Mes tjerash, Gashi theksoi se nuk iu paguhen as orët shtesë, as ndërrimet e natës dhe as vikendi.

“Vështirësitë në këtë punë janë shumë të mëdha. Mungesa më e madhe për momentin janë punëtorët që është numër shumë i vogël. Gjatë ditës i kemi vetëm 5 zjarrfikës që i mbulojmë dy komuna tjera përveç, Prishtinës, Obiliqit, Fushë-Kosovës. Dhe po ashtu kemi mungesë të disa pajisjeve për shuarjen e zjarreve fushore. Jemi në thirrje vazhdimisht ekipet i kemi në teren dhe punë ka shumë. Me kapacitet që i kemi ne mundohemi të mbulojmë të gjitha fushat. Nuk na paguhen as orët shtesë, as ndërrimet e natës, as vikendi”, tha Krmemi.

Më Shumë

Manipulimi me vota/ Një muaj paraburgim edhe për pesë të dyshuar në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji për pesë persona të dyshuar për manipulime me vota në...

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Lajmet e Fundit