18.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Zotohet

Në një debat televiziv “Click” në RTV21 mes kandidatëve për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK-ja dhe Mytaher Haskuka të VV-së pos shpalosjes së programeve, ka pasur edhe momente relaksimi dhe respekti të ndërsjellë mes kandidatëve.

Madje për një moment, Haskuka ja ka njohur edhe meritat profesionale kundërkandidatit të tij nga PDK-ja, Shaqir Totaj si shef i ATK-së në Prizren duke thënë se “Administrata Tatimore në Prizren ka një performancë të mirë dhe Prizreni është komuna me biznese më të fiskalizuara në nivel vendi”. Ky koment ka nxitur reagimin e Totajt duke e pyetur se “e kujt është merita..pra e imja si menaxher për 17 vite.

Më tej Totaj ka thënë se duke qenë pjesë profesionale e ATK-së për shumë vite ka qenë njëri nga ta që e ka ngritur parregullsitë dhe shkeljet brenda institucionit, madje edhe i ka bërë publike ato denoncime.

“Unë e kam ngritur zërin kur ka pasur nevojë. Prandaj si Kryetar i Prizrenit do të jem nesër garantues i zbatimit të ligjit për të gjithë” ka thënë Totaj.

Po ashtu, Totaj duke shpjeguar programin e tij, ka thënë se Prizreni do të shndërrohet në qytetin më të rëndësishëm ekonomik ndërmjet Prishtinës e Tiranës, ndërsa ai si Kryetar do të sjell ndryshimi.

Më Shumë

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Babai i Elvis Rexhbeçajt dhuron topa dhe pajisje sportive për Drinin e Bardhë

Rexhë Rexhbeçaj, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës gjermane, Augsburg, Elvis Rexhbeçaj, ka dhuruar për Drini i Bardhë topa futbolli dhe...

Lajmet e Fundit