1.9 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Zyrtare: Ballkani përforcohet me mbrojtësin kroat Ivica Batarelo

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin e ri dhe bëhet fjalë për mbrojtësin kroat Ivica Batarelo.

Batarelo është 27-vjeçar dhe ka një karrierë të pasur në disa klube të njohura të rajonit. Ai ka luajtur për Hajduk Split, NK Krsko dhe Zmijavci në Kroaci.

Gjithashtu, ai ka bërë karrierë edhe në Bosnje, ku ka mbrojtur ngjyrat e Zrinjski Mostar dhe Gabela. Së fundmi, ka qenë pjesë e NK Rudes.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Të dashur tifozë,

Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e radhës në skuadër, Ivica Batarelo, mbrojtës qendror nga Kroacia, me një karrierë të ndërtuar në disa klube të njohura të rajonit.

Batarelo është produkt i akademisë së HNK Hajduk Split!

Me përvojën e tij dhe mentalitetin garues, Batarelo pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e FC Ballkanit për sezonin e ri. Mirë se vjen, Ivica. 

Marketing

Më Shumë

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

Lajmet e Fundit