12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

ZYRTARE: Brahim Diaz huazohet te Milan edhe për një vit tjetër

Brahim Diaz u huazua te “Rossonerët” sezonin e kaluar nga Real Madridi.

Siç duket dy klubet kanë arritur marrëveshjen për huazimin e mesfushorit edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë presidenti i ‘Los Blancos’ Florentino Perez gjatë një interviste ku tha:

“Brahim Diaz do të qëndrojë në Milan të paktën edhe për një vit tjetër. Ai është rritur shumë atje dhe ne kemi shumë lojtarë, disa prej tyre duhet të huazohen.”

21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe katër asistime

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Lajmet e Fundit