Granit Begolli do të jetë trajner i KF Suharekës.
Begolli, i cili sezonin e kaluar e riktheu Feronikelin ’74 në elitën e futbollit tonë, sezonin e ardhshëm do të jetë në krye të bankinës së klubit të ri, Suharekës.
Begolli ka një bagazh të madh si futbollist, por tashmë edhe si trajner. Ai më parë ka drejtuar edhe Vëllaznimin dhe Lirinë.
“Të nderuar simpatizues ju njoftojmë që kryetrajneri i ri skuadrës tonë do të jetë, GRANIT BEGOLLI, timonieri kampion që me sukseset e tij është shquar vitet e fundit në futbollin kosovar. I kemi besuar projektit tonë drejt inkuadrimit në superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KF Suharekës.