Zyrtare: Mourinho i shpëton ndëshkimit nga FA

Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk do të dënohet nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA) pasi që klubi e kishte kontestuar me sukses këtë vendim.

Trajneri Mourinho, kishte shpërthyer në të shara pas fitores së skuadrës së tij me rikthim të jashtëzakonshëm nga 0-2 në 3-2 ndaj Newcastle Unitedit.

Mediat  britanike sugjeruan se portugezi kishte thënë “fodas filhos de puta” në gjuhën portugeze. Në shqip, fjalët e tij përkthehen si në vijim: “P**dhuni, bij bushtrash”.

FA fillimisht e kishte vlerësuar se Mourinho kishte përdorur gjuhë ofenduese apo abuzive dhe ai pritej të dënohej, pasi që ata kishin punësuar ekspertë të leximit të buzëve dhe interpretues për ta dëshmuar padinë e tyre.

Megjithatë, Manchester Unitedi e ka fituar këtë betejë me Federatën dhe gjobitja për Mourinhon është kthyer prapa.

Për më tepër, tani Mourinho nuk rrezikon të marrë dënim për mospjesëmarrje në ndeshjet e radhës.

Më Shumë

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit