5.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Aksident i rëndë, humbin jetën dy vajza

Një aksident rrugor tragjik me pasojë humbjen e dy jetëve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” me targë AB 209 AD që ka goditur një makinë tip “Golf” me targë AA 409 VE.

Për shkak të përplasjes së fortë kanë humbur jetën dy vajza, ndërsa dy të tjera ndodhen në gjendje të rëndë. Dy viktimat dhe dy të plagosurat mësohet se po udhëtonin drejt Elbasanit dhe përplasja ka ndodhur në dalje nga tuneli.

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Kërrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volksvagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.Shërbimet e Policisë dhe të zjarre fikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital”, bëhet e ditur nga policia.

Nga hetimet paraprake mësohet, se drejtuesi i automjetit tip “Benz” ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe tej normave të shpejtësisë.

Më Shumë

Kyan Anderson pritet të rikthehet sonte për Bashkimin në finalen e Kupës

Para finales së sontme të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës, një lajm pozitiv vjen nga kampi i Bashkimit. Skuadra prizrenase pritet të ketë në dispozicion...

Basketboll, derbi kryesor sot në Prizren

Vazhdon edhe sot java e 20-të në Procredit Superliga. Janë parashikuar dy ndeshje, të cilat premtojnë të ofrojnë spektakël për tifozët. Vëmendja kryesore do të...

Pa pranga

Lajmet e Fundit