Bëri blerje me 100 euro të falsifikuara, qytetari nga Prizreni e raporton në polici

Një rast i një kartëmonedhe të falsifikuar në vlerë prej 100 euro është raportuar dje në Policinë e Prizrenit.Sipas policisë, një qytetar ka raportuar se një person i panjohur kishte bërë blerje me kartëmonedhën në fjalë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia shton se njësitet policore janë marrë me rastin dhe monedha e dyshuar është sekuestruar.

Megjithatë, nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me rastin në fjalë, i cili ka ndodhur në orën 15:20.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Lajmet e Fundit