Borë në Prevallë (Foto)

Rënia e temperaturave ditëve të fundit ka bërë që në viset malore të ketë sërish rënie të borës.

Reshje të borës kanë rënë edhe mëngjesin e sotëm në Prevallë.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se tashmë bora ka zbardhur çdo gjë.

Mot jostabil, i vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu parashikohet edhe sot.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius./Gazeta Express/

 

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit