4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shqipëri, Reforma administrativo-territoriale

harta e shqiperiseQeveria shqiptare miratoi sot variantin e reformës administrativo-territoriale e cila parashikon që në të gjithë vendin të ketë vetëm 61 bashki.

Ministri për Pushtetin vendor Bledi Çuçi tha se qëndrimi i qeverisë për Reformën Administrative – Territoriale është i qartë dhe i prerë, në mbështetje të propozimit të ardhur nga Komisioni i posaçëm parlamentar. Projekti për ndarjen e re, tha ai, është realizuar, pas një analize të detajuar për funksionalitetin e secilës, në bazë të kritereve të miratuara nga Komisioni për këtë qëllim, transmeton VOA.

Reforma është kundërshtuar nga përfaqësuesit e pakicave në Shqipëri. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut që përfaqëson interesat e minoritetit grek është shprehur se ndarja e re shkel të drejtat themelore të pakicave, duke ngritur zërin për bashkimin e Himarës me dy komuna të tjera. Por ministri Çuçi tha se “Himara është pjesë e Shqipërisë, ashtu siç janë zonat funksionale nga Shkodra deri në Konispol, përveç 3 zonave minoritare, që për shkak të kritereve të vendosura, kanë ruajtur përkatësinë minoritare”.

Reforma administrativo-territoriale pritet të miratohet javën e ardhshme nga parlamenti. Opozita ka kundërshtuar procedurën e ndjekur për realizimin e kësaj reforme.

Më Shumë

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Lajmet e Fundit