17 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Gratë e Krushës së Vogël, ende mes dhimbjes e forcës për të jetuar

Nait Shehu nga Krusha e Vogël, ishte vetëm 18 vjeç kur forcat serbe e vranë gjatë luftës, së bashku me 3 vëllezërit dhe babanë e tij.

Edhe pas 21 vjetësh, trupat e tyre vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Nëna e tyre, Ajshja, ndihet e anashkaluar nga institucionet, të cilat thotë se asnjëherë për këto dy dekada nuk u interesuan për fatin e tyre, raporton KTV.

Vetëm në familjen Shehu, gjatë luftës, forcat serbe vranë e masakruan 39 djem e burra, ku më i vogli ishte 13-vjeçar.

Fatin e njëjtë e pati edhe Nexhmie Batusha, së cilës ia vranë dy djemtë, Visarin 15 vjeç, e Enverin 21, si dhe bashkëshortin.

Shuma të cilën ajo merr si ndihmesë nga institucionet e Kosovës, sipas saj, është e vogël për të mbijetuar si e vetme në shtëpi.

E me sfida të shumta që nga paslufta u përball edhe Fatime Shehu, që humbi dy djemtë dhe burrin.

Më 26 mars të këtij viti bëhen 21 vjet nga masakra e Krushës së Vogël, ku u vranë 113 burra e djem të këtij fshati e familjarët vazhdojnë ende të kërkojnë drejtësi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Më Shumë

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria...

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal...

Lajmet e Fundit