14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Haradinaj relaksohet në prag zgjedhjesh, ngjitet në Bjeshkët e Sharrit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se është me i qetë pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor me PSD’në.

Ai sot është relaksuar bashkë bashku me fëmijët e tij duke u  ngjitur majë maleve të Sharrit, në Liqenin e Jazhincës, 2180 metra lartësi mbidetare.

Haradinaj thotë se Kosova është e kompletuar me gjithçka.

Ngjitja në bjeshkë dhe ecja në natyrë gjatë vikendeve është bërë rutinore për Haradinajn.

“Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!”, ka shkruar kreu i AAK’së./GazetaExpress/

Më Shumë

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Lajmet e Fundit