Hasani: Publikimi i fotografisë nuk i bën nderë askujt

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasnia ka folur lidhur me fotografinë që ka publikuar Flora Brovina gjatë ditës, në të cilat pretendonte se janë pamje nga përdhunimi i grave gjatë luftës në Kosovë.

Hasani në emisionin Pressing në T7 ka thënë se është tronditur me mënyrën si është publikuar fotografia.

Ai ka thënë se publikimi i kësaj fotografie nuk i bën nderë askujt.

“Publikimi i fotografisë nuk i bënë nderë as neve as Flora Brovinës. Ngjarja ka qenë shumë e rendë dhe duhet të ketë kujdes në këso raste” .

Kurse, Gazeta Express pak më herët ka raportuar se fotografia që e ka publikuar sot deputetja e PDK’së, Flora Brovina, të një gruaje kosovare që është dhunuar nga forcat serbe, gjenden në një sajt pornografik të Irakut.

Më Shumë

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Lajmet e Fundit