21.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

Hisja me pozita, VV-ja e LDK-ja ende pa marrëveshje

Dy partitë e dala të parat nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk po mund të ndajnë hesapet sa i përket ndarjes së posteve të rëndësishme, ani pse kanë harmonizuar 100 për qind programin qeverisës. LDK-ja dhe VV-ja, edhe pse kishin paralajmëruar, as dje nuk nënshkruan marrëveshjen për koalicion. Tashmë, dy partitë kanë mbetur vetëm të merren vesh për ministritë, mirëpo, në këtë pikë si duket po ngecin në negociata, shkruan Gazeta Express.

62 vota i kanë të siguruara në Kuvend të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kurdoherë që këto të dyja të merren vesh për të formuar së bashku qeverinë e ardhshme, si dy parti të dala të parat nga zgjedhjet.

Mirëpo, puna e koalicionit LDK-VV si duket do të zgjasë edhe pak ditë, pasi që siç ishte paralajmëruar që e njëjta të nënshkruhet dje, disponim për të finalizuar marrëveshjen nuk pati.

Përderisa për javë të tëra, LDK-ja e VV-ja janë harmonizuar përmes grupeve punuese, e thanë se programin e kanë koordinuar 100 për qind. Bisedimet ndërkaq kanë ngecur te ndarja e pozitave të rëndësishme.

Që nga fillimi, partia e Albin Kurtit kishte kërkuar që në tavolinë të diskutimit të mos vihet çështja e presidentit, që do të pasojë Hashim Thaçin, megjithatë, LDK nuk ishte sprapsur nga kjo kërkesë.

Derisa VV ka pranuar që të dakordohen për pozitën e të parit të shtetit, puna e ndarjes së ministrive po vazhdon të sjellë telashe të reja.

Merret vesh se LDK po vazhdon të kërkojë ndarje proporcionale në mes të dy partive të dala të para nga zgjedhjet, kur vjen puna te postet ministrore. Gjithashtu, edhe pozita e krye parlamentarit është kërkuar nga partia e Isa Mustafës.

Të zëshëm LDK-ja po tregohen edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, një premtim elektoral i VV-së, që nuk do të negociohet në pazaret për koalicione, pasi që me të janë folur edhe reforma në këtë fushë.

Sa i përket mënyrës së ndarjes, dy partitë ishin dakorduar që të zgjedhin njëherë njëra një ministri, e pastaj tjetra, derisa Lidhja Demokratike kërkoi që ndarja e ministrive të bëhej përmes zgjedhjes bllok.

Sot ndërkaq gjatë ditës Express merr vesh se nuk është paraparë ndonjë takim në nivel të liderëve.

Pas takimit të djeshëm, foli para mediave lideri i VV-së, Albin Kurti, derisa deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do të mundë ta shpalosim gjerë e gjatë, përfundon takimi i sotëm dhe unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, ka shtuar ai.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në anën tjetër, pas takimit me Kurtin tha se patën një takim përmbajtjesor, mirëpo nuk u dakorduan në disa çështje. Ai konfirmoi se me VV-në kanë dallime.

“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesore sepse pa biseda të tilla është e vështirë të arrihet një bashkëpunim i ardhshëm i qëndrueshëm katërvjeçar. Natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi me qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur t’i përafrojmë”, ka thënë ai

LDK dhe VV së bashku sigurojnë 57 ulëse në Kuvend të Kosovës, pa votat e minoriteteve. VV ka marrë 29 mandate, e LDK-ja një më pak. Të dy partitë kanë synuar koalicionin qysh pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

Mungesa e avokatit shtynë gjykimin për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Për shkak të mungesës së avokatit Rexhep Hasani, të martën, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore për rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën...

Masat e reja anti-Covid: Ndalohen ceremonitë e varrimeve?

Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime të reja sonte për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit. Në njërën nga pikat e propozim-vendimeve, thuhet...

Shifra të frikshme të vdekjeve vetëm për një muaj nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 192 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 7 mijë e 846 numrin...

Vërmicë, ndalohen dy shtetas të Shqipërisë për kalim ilegal të kufirit

Janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë të hënën, pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve...

20 raste me COVID-19 në Prizren, 2 në Tupec dhe nga 1 në Poslisht, Planejë, Korishë dhe Krushë e Vogël

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej...

Skuadra e Ballkanit nuk ndalet, nënshkruan me një tjetër futbollist

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Arbër Potoku për të vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite e gjysmë,...

Trump thotë se do ta ndalojë aplikacionin TikTok

Trump thotë se do të ndalojë qasjen në aplikacionin TikTok – që është në pronësi të një kompanie kineze – me gjasë më 1...

Tërbohet rinia shqiptare, alkool dhe ‘shkuma party’ (FOTO)

Festat në bregdet, shkuma parti me muzikë, pa asnjë distancim dhe masa anti Covid që as respektohen mes të rinjve. Kjo është panorama e...

Një person me COVID-19 në Suharekë nuk e respekton vetizolimin

Një person në Suharekë i infektuar me COVID-19 ka thyer rregullin e vetizolimit duke dal nga shtëpia, transmeton PrizrenPress. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të...

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se...

258 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 12 në Prizren

258 raste me COVID-19 janë shënuar të enjten në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR,...

Oda Amerikane themelon Komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se themeloi komitetin e gastronomisë dhe turizmit me qëllim të adresimit të nevojave të këtyre sektorëve si në...

Rita Ora kapet mat duke u argëtuar me të dashurin e saj të ri

Rita Ora është parë duke u argëtuar me të dashurin e saj Romain Gavras teksa marrin rreze dielli në Ibiza me miqtë e tyre. Partner...

Era Istrefi me poza provokative, fokuson të pasmet bombastike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, mbetet njëra prej më të pëlqyerave për stilin e saj të veçantë. Ajo nuk kursen veten për pozat e...

Zëvendësministri i Financave tregon se kur do të ekzekutohen pagat prej 170 euro

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka treguar se kur do të ndahen paratë e pakos emergjente. Ai u shpreh se kjo procedurë mund të nis...

Tre të arrestuar për pengim të policisë në Prizren

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në Prizren kanë arrestuar tre persona të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës,...

Lajmet e Fundit

Prizren, 33 fëmijë vijnë në jetë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren, gjatë katër ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 33 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse...

Me 8 000 vetura e me 50 autobusë, 30 mijë shtetas të Kosovës në fundjavë në Shqipëri

Gjatë fundjavës rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës zgjodhën ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë. Atje të gjithë këta vajtën me 8 000 vetura dhe...

Policia ndërpret një aheng familjar në Peqan të Suharekës

Policia e Kosovës ka inicuar procedurë ndaj një personi në fshatin Peqan të Suharekës, pasi që kishte organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij,...

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se...

Kryeministri Hoti doli pozitiv me Covid-19, sot bëri disa vizita në Dragash

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë pozitiv me virusin Covid-19. I njëjti tregoi se nuk kishte simptoma, përpos një kollë të lehtë. Sot, Hoti...