Java e parë e verës nis me reshje shiu

Java e parë e stinës së verës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, por që nga mesi i javës grafiku në fushat termike do të shënojë ngritje, bashkë me presionin atmosferik.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin.

Në sasi do të ketë më pak reshje se java që po e lëmë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit