14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Joshua – Fury, lajm i keq për dashamirët e boksit

Të dielën në mëngjes, Tyson Fury ka fituar ndaj amerikanit Deontay Vilder dhe është shpallur kampion i botës në peshat e rënda të WBC.

Pas këtij meçi, të gjithë dashamirët e boksit presin përballjen Tyson Fury – Anthony Joshua, për t’i unifikuar të gjithë titujt, po babai i Furyt ka thënë se nuk beson që diçka e tillë dp të ndodhë.

“Ata janë nivele të ndara. Ju e dini si alienët janë me vite para nesh për sa i përket fuqisë së trurit”, ka deklaruar John Fury.

“Kështu që djali im është para Joshua për sa i përket aftësisë. Ai do të qajë pas katër raundeve. Unë nuk mendoj se do të shihni këtë meç, sepse ai është i frikësuar, ai do të tërhiqet para se të përballet me Tyson”, ka shtuar John Fury.

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit