13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Korigjuesit e kufijve

Nga: Abdullah Thaçi

Shpesh herë kur marr e provoj të them diçka për zhvillimet në Kosovë, disa nga miqt dhe familjarët e mi më drejtohen me fjalë kritike,” rri ç’atje mirë je”, “s’di pse po përzihesh”, “ a pak ta bonën, hala po ki qef a….” , e të ngjajshme “akuza”, thuaj se unë jam një aset motorik, i cili kryen veprime nga vullneti dhe nevojat e manovruesve të mi!

Njerz, po harroni se, e gjithë qenia ime emocionale është e lidhur me vendin dhe vendlindjen time. Unë vërtetë fizikisht nuk jam në tokën time, aman dijeni, shpirti dhe ëndërrat e mia mbesin të mishruara me hallet e popullit dhe atdheut tim.

Unë, shumicën nga ju i mirëkuptoj, e di që e keni nga gjendja juaj sociale, e di mirë që jetoni në një të ardhme të pa sigurt për fëmijet tuaj. Aman, e di edhe një fakt hyjnor, Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli deri sa ai nuk e ndryshon vetvetën!

Bazuar në këtë realitet, a e dini se, Ju jeni të njejtit, që për katër vite mandat të nje qeverisje lokale apo qendrore, ankoheni me fjalët më të ndryshme, që me thanë të drejtën të dhemb shpirti kur i dëgjon, aman kur vije koha e ndëshkimit për mashtruesit, ju prap e mashtroni vetën, sepse ekzaltoheni kur një hajn i pushtetit vije dhe ju zgjat dorën dhe ju mbush strajcën me rrena të kulluara.

Për mos të shku shumë larg, a ishit ju jeni të njejtit, që ishit në gjendje për ta djegë Kosovën, në emër të mbrojtjes së kufirit, në Kullë e Çakorr!.

Pas disa muajsh, pasi që pushteti u ndryshu, ju pranuat në heshtje të falet po ajo tokë e Kosovës, për të cilën ishit në gjendje për ta nisur luftën.

Juve as që iu bie ndërmend se kufiri me Maqedonin ka vite që është “korigjuar”, natyrisht në dëm të tokës së Kosovës. Ju për këtë as që e keni kujtesën as që e din sakt se sa tokë humbëm, në emër të korigjimit, prej shpalljes së pavarsisë e deri më sot. Juve as që shkon mendja ta mendoni se sa territor do të humbim në raport me “korigjimin” që synon Vuçiçi e që do t’ia miratoj Thaçi!

Kur jemi tek “korigjimi i kufijve”, ju akoma po pranoni të mashtroheni se Kosova nga pazari i Hashimit me Vuçiçin do të ruaj tërsinë toksore, do ta forcoj sovranitetin, e Serbia e do ta njohë pavarsinë e Kosovës duke ia bashkangjitë shtetit tonë edhe Luginën e Preshevës si bakshish për fundin e zgjdhjes historike!

Ky iluzion fëmijror, në kushte normale psiqike, nuk duhet të ishte as temë e trajtimit në prrallat e Piter Panit e as pjesë e ndonje përsonazhi të ri të Sanço Panços.

Realiteti për fat të keq është ndryshe, bile shumë i hidhur! Siç po duket, fenomeni “Gjykata Speciale”, po i jep fryetet e hidhura.

Deri sa ky popull ka zgjedh të fle, ata që e kanë ta kapur bishtin nga kjo gjykatë, në emër të lirisë personale janë në gjendje ta falin çdo pjesë të Kosovës duke na thën në fund, “duke i korigjuar kufijt, arritem marrveshje historike, u vërtetua se na kishim pas qen gabim, e kokem konë tu jetu e shfrytëzu tokën e huaj”!.

Kjo s’ka ndryshe se si i bie. Tradhëtia ndaj atdheut brina nuk ka. Sikur këta sot, edhe Esat Pasha dikur, kishte qenë nifar komandanti i kohës së vet, që për esape të epshit e të kalemit të vet, pranoj pazare në kurriz të tokave dhe intersave të kombit.

Ne sot, duhet të mos presim deri atëherë sa të korigjohet mendja jonë, duhet vepruar për t’i mos i lejuar këta që, të kenë mandat dhe forcë për vazhduar tutje me “korigjime”. Besoni do të bëhet shumë, shumë vonë.

Nëse ne si popull nuk zgjohemi, kam frikë se, nga sovraniteti ynë i dikurshëm do të na mbeten vetëm fushat e begata të Anadrinit, të cilat është mirë që i kem për speca dhe pjepra, por nuk kanë çka na duhen pa minierat dhe mineralet e Trepçës dhe gjithë Veriut.

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Lajmet e Fundit