10.8 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Krasniqi: Malisheva ka potencial për zhvillim, por duhet dora e shtetit

Krasniqi-VV-bellaniceKandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kandidatët për asamble komunale Agim Kafexholli, Rrahman Sertolli, Kadri Hasanaj, Rizah Bytyçi, Valon Hoti,Bekim Gashi dhe Muhamet Bytyçi, sot kanë vizituar fshatin Bellanicë.

Krasniqi vizitoi serën e një bujku i cili merret me kultivimin e produkteve bujqësore.

“Politikat aktuale të subvencioneve janë shumë të pa favorshme dhe nuk janë aspak stimuluese. Bujqësia është sektor që punëson dhe prodhon, por deri tani ka mungesë të politikave konkrete që i dalin në ndihmë prodhuesit vendorë. Edhe ato pak subvencione që ndahen shkojnë në adresa të njerëzve të lidhur me pushtetin dhe ka procedura të pa favorshme dhe burokratike për bujkun”, tha Krasniqi.

Kandidatit për kryetar të Malishevës, vazhdoi vizitën në fabrikën që merret me përpunimin e llamarinës dhe prodhimin e stufave.

“Edhe në këtë sektorë si rezultat i politikave të mbrapshta ka ngecje edhe pse është investuar e gjithë djersa jetësore pronarëve në këtë fabrikë. Kandidati u shpreh se me politikat lokale që do të implementohen nga Lëvizja Vetëvendosje! do të fillojë një frymë e re dhe prodhuesi do të ketë mbështetjen maksimale nga komuna dhe kjo është edhe në frymën e punës dhe alternativës qeverisëse të VV-së”, tha Krasniqi. Duke vazhduar, ai ka vizituar edhe një fermer dhe një kultivues të rrushit i fshatit Bellanicë.

Krasniqi vizitën e mbylli duke bërë homazhe para pllakës së ngritur në shenjë respekti për Luftën e UCK-së dhe martiret e fshatit Bellanicë në periudha të ndryshme të historisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK-ja në Prizren: Koalicioni me Vetëvendosjen u arrit pa asnjë konsultim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Bekim Nerjovaj, ka njoftuar dorëheqjen nga subjekti politik që përfaqësonte. Vendimi i...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën dhe të martën priten reshje...

Lajmet e Fundit