17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Arti i “bombardimit me fije” në drunjtë e Prizrenit

Katër drunj në Qendrën Historike të Prizrenit ka disa javë që kanë marrë pamje të pazakonshme. Janë mbështjellë me qëndisjet me ngjyra të larmishme, të cilat janë realizuar me punëdore nga një grup i grave.

Kësisoj këto thurje të vendosura në trungjet e drunjve tërheqin vëmendjen e kalimtarëve në zonën më të vizituar të Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”. Pikërisht zgjimi i interesimit për këto punëdore ka qenë qëllimi primar i realizimit të këtij projekti nga shoqata e grave “Orkide”, nga Prizreni.

Në këtë mënyrë ato synojnë që ta riaktualizojnë artin e thurjes dhe qëndisjes, që është praktikuar nga nënat dhe gjyshet e tyre e që gradualisht po zhduket. Por ruajtjen e kësaj tradite po e bëjnë duke e gërshetuar atë edhe me elemente dhe trende bashkëkohore.

Bartja e thurjes dhe qëndisjes

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është që në qytetin historik dhe kulturor të Prizrenit të aktualizohet arti ekzistues i thurjes dhe qëndisjes, dhe duke e sjellë atë në vëmendje kjo traditë e grave kosovare të ruhet, dhe në të njëjtën kohë t’u shërbejë turizmit dhe zbukurimit të Qendrës Historike të Prizrenit”, ka thënë Sevgi Kervan, kryetare e organizatës së grave “Orkide” në Prizren.

Seher Kazaz dhe Nilgun Kayserli Junik janë anëtare të kësaj organizate dhe tregojnë se krahas angazhimit në vendet e tyre të punës, në kohën e lirë merren me këtë artizanat, që dikur ka qenë më i shprehur në shtëpitë prizrenase…

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Lajmet e Fundit