16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ish-ambasadori: Enver Hoxha i zhgënjyer nga komunizmi rumun

Gheorghe Micu ish ambasadori më jetëgjatë i Rumanisë në Tiranë, në një bisedë të realizuar me Maria Dobresckun, flet për raportet mes Tiranës dhe Bukureshtit gjatë regjimeve totalitare. Sipas tij, në kohën e regjimeve totalitare, mes dy vendeve kanë ekzistuar lidhje të mira në linjë shtetërore, partiake, sindikatash, organizatash rinore, etj., deri në shpërthimin e konfliktit ideologjik mes Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (PKBS) dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë, kur udhëheqja komuniste e Shqipërisë iu bashkua linjës politike të Kinës.

“Një periudhë kohe, Partia Komuniste Rumune u gjend pranë PKBS-së, duke marrë pjesë në fushatën e polemikës me udhëheqjen komuniste shqiptare, në të cilën, Nicolae Ceausescu (1918-1989) nuk iu bashkua fare. Në periudhën e viteve 1950-1990, marrëdhëniet rumuno-shqiptare u zhvilluan, kryesisht, në fushën e shkëmbimet ekonomike”, shprehet Micu.

Sipas tij, në kundërshtim me marrëdhëniet e mira, udhëheqja komuniste shqiptare, sidomos Enver Hoxha, u përpoq të minimizonte rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. “Enver Hoxha, në librin “Hrushovianët – kujtime” tregon se përpjekjet e Hrushovit për të bërë ndryshime në udhëheqjen e disa vendeve socialiste nuk duhet të anashkalonte as Rumaninë “, “partia e së cilës ka një histori pa lavdi.”

Gjithashtu, ai ishte i zhgënjyer nga Gheorghe Gheorghiu-Dej (1901 – 1965, udhëheqës komunist rumun), të cilin sovjetikët, sipas udhëheqësit shqiptar, e konsideronin “një revolucionar të vjetruar”. “Nga takimi i parë me Dej-in, pohon Hoxha, krijova një përshtypje jo vetëm për Dej-in, por për partinë komuniste rumune, e cila kishte një linjë politike oportuniste. Ajo që ndodhi më vonë me Dej-in dhe partinë e tij nuk na ka befasuar.

Udhëheqësit revizionistë të kësaj partie ishin ndër më mendjemëdhenjtë, mburravecë që mburreshin me luftën e tyre ku nuk kishin marrë pjesë. Pas çlirimit, ne krijuam marrëdhënie miqësore me Rumaninë nga dëshira për t’i zhvilluar ato. Sidomos me popullin rumun, për të cilin ne ruajmë një ndjenjë miqësie dhe simpatie, falë mbështetjes që ai i ka dhënë patriotëve shqiptarë të Rilindjes, të cilët jetonin në Rumani”, shprehet ish ambasadori.

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Lajmet e Fundit