17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Ministri Kujtim Gashi në SHBA merr mbështetje të fuqishme të zyrtarëve të YMCA

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi gjatë vizitës në Chicago të SHBA-së ka marr mbështetje të fuqishme të zyrtarëve më të lartë të YMCA-së në SHBA për organizimin e Kampin Rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve.

Ministri Gashi në ditën e fundit të qëndrimit në Chicago është takuar me Tom Valentine, zv/President i YMCA-së për marrëdhënie me jashtë, nga i cili gjithashtu ka marr mbështetje të fuqishme dhe Kosova do të jetë vendi i vetëm në Ballkan ku YMCA do të ketë Kampin Rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve.

Në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Gashi në përfundim të qëndrimit në ShBA ka pohuar se “Vizitën në ShBA e përfundova në takimin me Tom Valentine, zv/President i YMCA-së për marrëdhënie me jashtë, dhe një mbështetës i fuqishëm i Kosovës. Padyshim që përkushtimi i përfaqësuesve amerikanë do të jetë garantuesi kryesor për suksesin e kësaj organizate edhe në vendin tonë. Kosova po bëhet shteti i vetëm në Ballkan ku YMCA-ja do të ketë Kampin Rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve”.

Vizita e Ministrit Gashi në Amerikë u realizua në kuadër të angazhimeve të ministrit për fuqizimin e rolit të rinisë në Republikën e Kosovës.

Më Shumë

Varroset i riu nga Rahoveci që humbi jetën në një aksident trafiku në Austri

Sot iu dha lamtumira e fundit, 19 vjeçarit Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retijë e Rahovecit. Ai ka humbur jetën pak ditë më parë...

Latifi mbledh drejtorët, diskuton ecurinë e punëve dhe prioritetet komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Sipas njoftimit, në takim u diskutua për ecurinë...

Lajmet e Fundit