Aktivitete ndërgjegjësuese në Prizren për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka shënuar 18 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve – përmes dy aktiviteteve me karakter promovues dhe ndërgjegjësues, me fokus ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Aktiviteti i parë u zhvillua në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me fazat e restaurimit të këtij monumenti. Përmes prezantimeve dhe materialeve ilustruese, u paraqit transformimi i objektit para dhe pas ndërhyrjeve restauruese, duke ofruar një kuptim më të thellë mbi rëndësinë e ndërhyrjeve konservuese.

Ndërkohë, në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit u organizua prezantimi i veprës “MOZAIKËT MISTIKE”, një mbrëmje e dedikuar trashëgimisë që solli një qasje artistike dhe interpretuese të historisë përmes artit të mozaikëve.

“Këto aktivitete u organizuan me synim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si një aset i rëndësishëm për identitetin dhe zhvillimin shoqëror”, thuhet në njoftimin e QRTK-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit