2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Në kryeqytetin shqiptar, poetry slam me autoren Elena Prendjova

Ajo vetëm sa ka përfunduar qëndrimin e saj njëmujor në rezidencën e shkrimtarëve në Tiranë. Është e njohur për poezinë slam, ndërsa me dicka të tillë edhe e mbyllë këtë eksperiencë të saj.

Elena Prendjova, autorja maqedonase, nesër me fillim nga ora 20:00 në Hemingway bar në Tiranë do të lexojë vetë poezitë e saj, në një natë ku secili mund të bashkangjitet në këtë poetry slam. Mbrëmja është konceptuar si një takim ku secili i ftuar vjen me poezinë e vet dhe i bashkohet leximit të poetes maqedonase.

Mikrofoni SLAM do të kalojë dorë më dorë, te gjitjkush që dëshiron t’i bashkohet mbrëmjes dhe kësaj poezie shumë të përfolur dhe pak të njohur në Shqipëri.

Prendjova shkruan dhe performon poezinë slam (slam poetry) e njohur kudo në botë si art oratorik, si forma e sotme e poezisë së protestës, e kritikës dhe e kërkesës për ndikim në shoqëri përmes tekstit letrar.

Krijimtaria e Prendjovës është vlerësuar me 3 çmime kombëtare për librat me poezi. Elena Prendjova është autore e gjashtë librave me poezi si dhe hartuese e një antologjie të poetëve të rinj të slam (“Karamanov 2014?, “Makedonska knizevna avangarda 2012?, “Beli mugri 2011?) si dhe me 3 çmime të tjera ndërkombëtare (Poetja më e mirë e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar në Brchko – Bosnjë&Hercegovinë 2012, Çmimi i parë për librin më të mirë poetik të vitit në 2011 dhe Çmimin special “Irin Pirin” për librin më të mirë poetik të vitit 2007 në Melnik, Bullgari). Në vitin 2014, një poezi e saj u vlerësua me Çmimin kombëtar “Praznik na lipite National Award”, ofruar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Maqedonisë. Poezia e saj është përfshirë në antologji të ndryshme si dhe është botuar në anglisht, boshnjakisht, bullgarisht, kroatisht, rusisht, serbisht dhe shqip. Ajo shkruan dhe boton rregullisht poezi dhe kritikë arti mbi poezinë, teatrin dhe filmin në revista të ndryshme. Që nga viti 2012 Elena Prendjova është anëtare aktive e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë dhe nga viti 2013 edhe anëtare e bordit redaktorial të revistës letrare “Sovremenost”. /KultPlus.com/

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit