11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Rekord: Biblioteka e Prizrenit, sivjet realizoi 350 aktivitete

Biblioteka e Prizrenit, gjatë këtij viti, ka realizuar 350 aktivitete të ndryshme edukative, kulturore e sportive.

Drejtoresha Sahadete Sadikaj, tha se aktivitetet janë realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.

“Në Vitin 2018, biblioteka e qytetit në bazë të raportit vjetor të nxjerra, del të ketë realizuar 350 aktivitete të ndryshme edukative, kulturore, sportive, etj”, tha Sadikaj.

“Vetëm në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, biblioteka ka realizuar 275 programe dhe projekte, ku në kuadër të këtyre projekteve ka pasur të involvuar direkt në to 5250 të rinj, saktësisht 3475 femra dhe 1775 meshkuj”, tregon ajo, shkruan “PrizrnPress”.

“Ndërsa, të involvuar në forma tjera të ndryshme, duke përfshirë edhe huazimin e librave, gjate viti 2018, kanë qenë të përfshirë rreth 30 000 persona”.

Biblioteka e Prizrenit, falënderon të gjithë bashkëpunëtoret e saj, sidomos vullnetarët e saj të pa lodhu, që këtë vit kanë qenë 40 vullnetar”.

“ Veçanërisht falënderojmë Ambasadën Amerikane, e cila e përkrahë dhe mbështet vazhdimisht atë, si dhe mediat e ndryshme për përcjelljen e rregullt të aktiviteteve të bibliotekës”. /PrizrenPress.com/

Projektet e Realizuar nga Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane:

I Projekte të lidhura me zbatimi e ligjit, gjithsej 39 aktivitete, ndër më të suksesshmet:

  1. Fuqizimi i Gruas në vendimmarrje
  2. Përfshirja e nënave me fëmijë me nevoja të veçanta
  3. Vetëdijesimi i fëmijëve për të drejtat e tyre në zonat rurale
  4. Java e Sportit
  5. Zbatimi i ligjit dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik (Ligji)
  6. Toleranca fetara
  7. Marketingu në zbatimin e ligjit
  8. Shumë projekte tjera përmes shikimit filmit, lojës, bisedave javore, etj
    II Projekte të lidhura me zhvillimin ekonomik, gjithsej 267 aktivitete, ndër më të suksesshmët:
  9. Punëtoria me të rinjët dh vullnetarët e Këndit Amerikan
  10. Fuqizimi i vajzave të reja në biznes
  11. Ruajtja e zejtarisë (punimeve të dorës) në qytetin e Prizrenit
  12. Të ndërtojmë tolerancën përmes artit rrugor
  13. Turizmi në Prizren
  14. Zbatimi i ligjit dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik (Ekonomia)
  15. Zhvillimi i sipermarrësve te reja femra
  16. Teknologjia ne zhvillimin ekonomik
    III Projekte të lidhura me sigurinë rajonal:
  17. Sfidat e të rinjëve përballë sigurisë në Prizren
  18. Siguria rajonale me temën kunder ekstremizmit
  19. Siguria rajonale me temën kunder dukurive devijante
  20. Siguria rajonale në aspektin e tolerancëc fetare
  21. Siguria rajonale në fushën e kontrabandës

Pëveç projektve strategjike të realizuara, biblioteka ka realizaur edhe një numër të madh të aktiviteteve tjera kulturore si:

  1. 10 vjetori i pavarësisë (ekspozita, reportazhi, ora letrare, konkursi letrare me shkollat e Prizrenit)
  2. Aktivitete për festa të Marsit
  3. Dita botërore e poezisë
  4. Java e Bibliotekës
  5. Trajnimi 3 ditor me të gjithe punëtoret e bibliotekave të Kosovës, me ligjerues nga Amerika, Mali i Zi, Shqipëria si dhe Kosova.
  6. Dita e Tokës
  7. Dita e Librit (konkursi letrar, për punimin më të mire, për prozë dhe poezi)
  8. Promovimi i Librit të Jusuf Buxhovit, Dushkaja.
  9. Promovimi i shkrimtarës turke, Gonca Ozmen
  10. Aktiviteti për 1 Qershor me të gjitha çerdhet
  11. Aktiviteti për javën Remzi Ademaj
  12. Promovimi i librit “Antologjia e dramës bashkëkohore nga Kosova”
  13. Ekspozita, “Kujtesa e Lidhjes së Prizrenit”
  14. Përgatitja e bibliografisë së krijuesve 1912-1999
  15. Ditët e Diasporës
  16. Ekspozita – “Prizreni i vjetër”
  17. Ora letrare e Diasporës
  18. Java e Leximit (aktivitet tradicional) – me 50 fëmijë të gjitha nacionaliteteve në Prizren
  19. Promovimi i librit “Lule vargu” i aturorit Abdullah Thaci
  20. Konkursi Letrar për çmimin “Abdullah Thaçi”
  21. Festat e Nëntorit (shpërblimi i fituesve të konkurseve)
  22. Ekspozita e Abetarës
  23. Aktivitet për antarësimin e gjithë nxënësve të shkollës “Maarif”
  24. Involvimi i fëmijëve me nevoja të veçanta
  25. Dita e Bibliotekës
  26. Ekspozita e Skenderbeut
  27. Zgjedhja e lexuesve më të mire të vitit
  28. Promovimi i librit të fundit të Bibliotekës

Poashtu, Biblioteka – Këndi Amerikan, gjate vitit 2018, kanë realizuar edhe këtë aktivitete:

  1. Informacione lidhur me ShBA – 87 aktivitete
  2. Programe të gjuhës Angleze -234 aktivitete (duke përfshirë kurse të ndryshme për gjithe grupmoshat)
  3. Sesione informuese për shkollim në ShBA – 21 programe
  4. Aktivitet me “Alumni” – 11
  5. Përfshirje të komunitetit – 234 aktivitete

Në kuadër të aktiviteteve ka edhe aktivitete të rregullta javore si:
? Orës gjuhës Angleze (me vullnetarë, me professor vendor dhe amerikan)
? Bashkëbisedim
? Të shkruarit kreativ
? Koha e filmit dhe analiza e tij
? Aktivitet kreative përmes lojës
? Ëebinare të ndryshme
? Aktivitet me teknologjinë e fundit – printer 3D, littleBits, lapsi 3D, Osmo Kits, etj
? etj

Biblioteka ka pasur edhe bashkëpunime me institucione të ndryshme si:

  1. Institucionet parashkollore
  2. Shkollat fillore dhe të mesme
  3. Universitete publike dhe private
  4. Prokuroria
  5. Gjykata
  6. ATK
  7. Enti korrektues
  8. Klube Sportive
  9. OJQ-të
  10. Bibliotekat publike dhe private
  11. Bashkëpunëtor të ndryshëm, dashamir të librit, fjalës së shkruar, mjek të gjithe lëmive, etj.

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit