Drejtohet Mozaiku i Skënderbeut në Prizren

Është drejtuar Mozaiku i Skënderbeut në Prizren.

Intervenimi është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se do të hetohen personat të cilët nuk kanë treguar respekt ndaj Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Sapo u njoftuam nga mediat për mozaikun e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili ishte lënë në gjendje të papërgjegjshme në hapësirën prapa Shtëpisë së Bardhë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! menjëherë kanë intervenuar duke e larguar atë nga ajo gjendje”, tha Haskuka.

Më 28 Nëntor në qendër të Prizrenit ishte vendosur Mozaiku i Skënderbeut i realizuar nga artisti Besart Gashin. Këtë ditë shumë qytetare u ndalën pranë këtij mozaiku dhe e vlerësuan punën e artistit. Mirëpo tani mozaiku ishte larguar nga aty duke u vendosur në një parking mbrapa komunës së qytetit.

“Veprimi i bërë sot është i patolerueshëm dhe madje paraqet mosrespekt ndaj heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha Haskuka.

“Mozaiku pasi është larguar nga vendi ku ishte, u pastrua dhe u vendos në një vend më të sigurt, ndërkaq rasti do të hetohet deri në gjetjen e personave të papërgjeshëm që e kanë shkaktuar këtë akt”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit