11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ky është këmbësori që u godit për vdekje me veturë në Lanovicë të Prizrenit(Foto)

Një person ka ndërruar jetë sot pasi është goditur nga një veturë në rrugën Arbanë – Landovicë në Prizren.

Këtë e bëri të ditur sot edhe Policia e Kosovës

I dyshuari, shoferi i veturës, është ndaluar për 48 orë në stacion policor.

Sipas policisë viktima është rom.

“PrizrenPress” mëson se viktima është Allmir Meneksh.

Fshati Landovicë Prizren 19.11.2020 – 20:00. Raportohet se i dyshuari m/k derisa po drejtonte veturën e tij dyshohet se kishte goditur këmbësorin viktimën m/k rom duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe nga këto lëndime viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por pastaj ishte lajmëruar në Polici. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Më Shumë

Lajmet e Fundit