16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Arrestohen hajnat e zinxhirëve të femrave

vjedhje me dhuneDy persona të dyshuar për vjedhje me dhunë të zinxhirëve të femrave janë arrestuar nga policia në Prizren.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se personat dyshohen për vjedhjen e 15 rasteve të tilla.

“Policia në Prizren ka arritur t’i arrestojë dy persona të dyshuar për vjedhjen e zinxhirëve nga qafa të femrave ; I Tacin dhe B Ademajn”

“Të njëjtit dyshohen për rreth 15 raste te tilla që kanë vepruar në të njëjtën lagje, në të njëjtën mënyre dhe kohë”.

“Po ashtu të dyshuarit janë identifikuar nga viktimat e rasteve në fjalë si dhe një dëshmitar. Ne konsultimit me prokurorin kujdestar qe te dy te dyshuarit ndalohen për 48 ore, për procedura te mëtutjeshme ligjore”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit