16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Deputeti Nait Hasani kritikon qytetarët: Dojmë veç me marrë e mos me pagu

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka kritikuar qytetarët që po e kundërshtojnë impelementimin e ligjit për RTK-në, ku do të duhet që cdo muaj të paguajnë nga 2.50 euro për transmetuesin publik.

Hasani ka thënë se na jemi vend që dëshirojmë veç me marrë e mos me pagu, duke iu përgjigjur kundërshtimeve për pagesën e RTK-së.

“Na jemi vend që nuk dojna me pagu kurgjo, i vendi vend që nuk dojm me bo pagesa. Dojm veç me marrë mos me pagu. Në BE është parimi që cdo shërbim paguhet”, përfundoi ai.

Hasani, thotë se një formë e tillë e parapagimit për transmetuesit publikë aplikohet në vendet e BE-së, dhe e njejta duhet të praktikohet edhe në Kosovë.

“Na e kemi përcjell për lexim të parë Ligjin në Kuvend. Modelet e tilla bëhen për shkak të transparencës për shkak të shikueshmërisë për shkak të publikut dhe për shkak që mungon pavarësia e plotë edhe editoriale edhe financiare. Si komision jemi dakordu që si vend i rajonit Sllovenia të merret si model, që mos me shku në ekstremin e Gjermanisë”, tha Naiti për Gazetën Express.

Nga viti 2010 financimi i RTK-së bëhet direkt nga buxheti i shtetit. Më parë është bërë përmes arkëtimit nga pagesa e faturave të rrymës. Për një periudhë të gjatë kohore qytetarët kanë paguar shumën prej 3.50 euro në muaj për RTK-në deri sa një vendim i Gjykatës Kushtuese ndaloi një praktikë të tillë pasi u pa si shkelje kushtetuese.

Më Shumë

Lajmet e Fundit