11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Dita e Mësuesit do të shënohet me protestë në Prizren

Prizreni me boreShoqata e Veteranëve të Arsimit dhe Grupi ‘Qytetarët Aktiv për Prizrenin’ të Prizrenit kanë paralajmëruar protestë për 7 Marsë-Dita e Mësuesit.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave thanë se protesta do të organizohet si reagim ndaj zhvillimeve të shumta që po ndodhin në sektorin e arsimit në këtë qytet.

Lirim Krasniqi, nga Grupi i Qytetarëve Aktiv për Prizrenin, tha se kjo protestë është rrjedhojë edhe e humbjes së legjitimitetit të pushtetit lokal karshi qytetarëve.
Në përkrahje të kësaj proteste kanë dalur edhe partitë opozitare: LDK, BD dhe LVV, ku përfaqëesuesit e këtyre subjekteve politike, Latif Dakaj, Skender Susuri dhe Artan Abrashi, ftuan qytetarët që masovisht të mbështesin këtë reagim qytetar, për t’i dhënë fund manipulimeve dhe degradimit të sistemit arsimor në Prizren.

Protesta do të mbahet me datën 7 mars,në sheshin Shatërvan duke filluar nga ora 13, që koincidon me kremtimin e Ditës së Mësuesit. Organizatorët e protestës thanë se kërkesë për pjesëmarrje i është drejtuar edhe organizmave të shumtë joqeveritar që veprojnë në komunën e Prizrenit./TV Prizreni/

Më Shumë

Lajmet e Fundit