20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Vetëvendosje: “Drejtësia” sipas PDK-së dhe EULEX-it për Limajn

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate ka thënë se me shqetësim të thellë po e përcjellë komplotin e publikuar sot në media se PDK dhe misioni i BE-së në Kosovë kanë diskutuar dhe kanë tentuar ta dënojnë Fatmir Limajn dhe nëntë të akuzuar të tjerë duke ndërhyrë në organet gjyqësore.

“Koha Ditore” ka botuar sot një artikull që flet për dyshime të forta se në “rastin Kleçka” ka pasur ndërhyrje politike, teksa shpalos fakte se PDK-ja, zyrtarë të EULEX-it dhe të BE-së donin dënimin e Limajt, për prishjen e koalicionit LAN.

“Bashkëpunëtor i PDK-së dhe Thaçit në këtë komplot paska qenë hiç më pak se ish shefi i EULEX-it në Kosovë, Berndt Borchardt dhe zyrtarë të tjerë të Brukselit. Derisa Manuel Soares gjyqtar i këtij misioni njëherësh Kryetar Kolegji kishte garantuar dënimin e Fatmir Limajt. Pra, në drejtësinë e politizuar dënimi i paraprinë gjykimit”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Sipas kësaj partie, kjo ndërhyrje ka pasur dy qëllime.

“Të njolloset lufta çlirimtare e UÇK-së duke u dënuar 10 luftëtarë për krime lufte dhe të eliminohet njëri prej kundërshtarëve politik të Hashim Thaçit, eliminimi i të cilit do të kishte për rrjedhojë prishjen e koalicionit disapartiak të shumicës parlamentare asokohe, i cili ia rrezikonte pushtetin PDK-së”.

Gjithnjë sipas LVV-së, krahas aferave të korrupsionit në EULEX ky komplot e shpërfaq se sa gjerë dhe sa thellë është i kapur gjyqësori në Kosovë dhe ndihmën që persona të caktuar ndërkombëtar me pushtet ekzekutiv në Kosovë dhe imunitet para ligjit i kanë dhënë kësaj kapjeje.

“Janë po këto ndërhyrje politike në gjyqësor ato që e kanë shndërruar gjyqësorin në një sistem padrejtësie në shërbim të një grupi të vogël njerëzish. Për më tepër, ky komplot edhe njëherë po e zbardh faktin se faktorë të caktuar ndërkombëtarë në Kosovë, shërbehen nëpërmjet misioneve të veta për t’i sjellë shërbëtorët e vet në pushtet dhe t’ua ruajë atyre pushtetin duke ua eliminuar kundërshtarët politikë, pa e pasur fare brengë dëmin që këta pushtetarë ia sjellin Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kjo tregon edhe një herë se sa i rrezikshëm është ky pushtet në shërbim të interesave të huaja të cilat, fatin e aktorëve politikë në Kosovë si dhe vendin në përgjithësi e përdorin si monedhë kusuritjeje për akomodimin e interesave të tyre gjeopolitikë e financiarë”, thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje, thotë në fund, se kur të merret parasysh që të njëjtët po avokojnë edhe për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën atëherë edhe mund të merret me mend se çfarë “drejtësie” e pret Kosovën.

“Dhe, tash që e morëm vesh se çfarë kishin gatuar për Fatmir Limajn shtrohet pyetja se a thua çfarë hëngri Isa Mustafa kur u prish VLAN-i?”.

Më Shumë

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit